MENU
klinika

Më i miri i kompeticionit

Trajneri më i suksesshëm i Europa League

16.04.2021 - 16:06

Mbrëmë u mësuan 4 ekipt gjysmëfinaliste të Europa League. Roma do të përballet me Manchester United, ndërsa Arsenal me Villarrealin. Mes statistikave të shumta, një bie më së shumti në sy. Pavarësisht ekipeve ku shkon, rezultati është gjithmonë i njëjti.

Në këtë kompeticion, asnjë trajner nuk ka bërë më mirë se Unai Emery, trajneri aktual i Villarreal. Tani me Nëndetësen e Verdhë, por më parë me Valencia, Sevilla dhe Arsenal, Emery ka arritur të shkojë të paktën deri në gjysmëfinalet e Europa League plot gjashtë herë.

Trajneri i Villarreal, që e ka fituar tri herë kompeticionin me Sevilla-n, do të sfidojë Arsenal-in për një vend në finalen e madhe. Për trajnerin spanjoll, siç ka bërë të ditur Opta, do të jetë gjysmëfinalja e gjashtë e turneut: 3 me Sevilla-n, një me Valencia-s dhe një pikërisht me Topçinjtë.

Tani, pas përballjes së dyfishtë kundër Dinamos së Zagrebit, dhe me Villarreal-in. Asnjë trajner nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë, aq më pak me katër skuadra të ndryshme. Ndërkohë, asnjë trajner nuk e ka fituar 3 herë Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN