MENU
klinika

Arsyeja

Tritan Shehu kallëzon penalisht në prokurori 7 kryetarët e bashkive

16.04.2021 - 10:39

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër Tritan Shehu ka depozituar mëngjesin e sotëm në organin e akuzës, kallëzim penal në ngarkim të shtatë kryetarëve të bashkive të Qarkut.

Këta të fundit sipas tij kanë shkelur ligjin disa herë kryesisht për mos vënien në dispozicion të hapësirave publike subjekteve politike për reklamimin e posterave elektoralë brenda afatit që përcakton ligji.

Veç kësaj edhe disa shkelje të tjera që bien ndesh me nenet e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Pjesë e dosjes voluminoze që dorëzoi sot Shehu, kanë qenë edhe drejtues të institucioneve të ndryshme publike të cilët ushtrojnë presion ndaj punonjësve të administratës me qëllim diktimin e votës dhe orjentimin e saj në favor të partisë në pushtet.

Shehu thotë se pjesëmarrja hapur e këtyre drejtuesve institucionesh në orarin e punës, është një tjetër shkelje që u rëndon atyre dhe për të cilën do të mbajnë përgjegjësi penale.

Po ashtu më tej Shehu, tha se fakte dhe prova konkrete janë dorëzuar sot duke i kapur në flagrancë në shkelje drejtuesit që akuzohen. Shehu nuk bëri publike emrat e drejtuesve të institucioneve por garantoi se ato do të bëhen publike fill pasi të depozitohen në organin e akuzës.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë