MENU
klinika

“Kriptovalutat të rrezikshme”

Turqia bllokon Bitcoin

16.04.2021 - 18:56

Banka Qendrore e Turqisë vendosi të ndalojë përdorimin e kriptovalutave si Bitcoin, për pagesat e mallrave dhe shërbimeve.

Vendimi erdhi në kohën kur shumë qytetarë turq kanë nisur ti përdorin kriptovalutat për të mbrojtur kursimet e tyre nga rritja e inflacionit dhe rënia e vlerës së lirës turke. Banka e argumentoi lëvizjen e saj me pohimet se transaksione të tilla rreziqe të “parevokueshme”.

Kriptovalutat “nuk janë subjekt i ndonjë mekanizmi rregullues e mbikëqyrës të ndonjë autoriteti rregullator të vendit. Vlerat në treg të këtyre monedhave mund të jenë të paqëndrueshme”, thuhej në deklaratën e saj. Vendimi pritet të hyjë në fuqi në 30 prill, por efektet e tij u ndjenë menjëherë.

Bitcoini humbi menjëherë 4% të vlerës, thotë Reuters. Kriptomonedha mbetet relavitisht pak e përdorur në tregti, edhe pse po bëhet gjithmonë e më aktive në tregjet globale edhe falë përfshirjes së kompanive të rëndësishme si Tesla. Ndërhyrjet e ashpra rregullatore mbi kriptovalutat nga ana e ekonomive të mëdha kanë qenë të rralla; shumica e tyre më shumë këmbëngulin mbi një qartësim të rregullave sesa te parandalimi i përdorimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk mund të jesh një ekonomi serioze botërore nëse..."

RT/ Prodhimi është çfarë ka nevojë SHBA tani

Analizë/ Përgjigjia është e komplikuar

A do të bëhet Bitcoin ‘ari i millenials-ve’?

Prof. Dr. Adrian Civici/ Një model i ri biznesi

E ardhmja e bankave, një lidhje e re me klientët

Nga Financial Times/ Lë të pandryshuar normën e interesit

Çfarë vendimi mori shefi i ri i bankës qendrore të Turqisë?