MENU
klinika

Rezulati është thjesht fantastik

U deshën 2 vite që NASA të ‘shkrepte’ këtë foto

13.04.2021 - 09:45

Për të festuar 20 vjetorin e anijes Odyssey* që sillet rreth Marsit, NASA lëshoi një imazh të një deti dunash që zbuloi në planet.

*Anija Odyssey – Në 2010-ën theu një rekord si “makineria me shërbimin më të gjatë që funksionon/punon në Mars.

Imazhi me ngjyra të rreme (ku ngjyra përfaqëson temperaturën) u mor duke përdorur sistemin e imazheve termike të Odyssey dhe u krijua duke përdorur një seri imazhesh që u deshën rreth dy vite për t’u kapur. Nëse po pyesni se çfarë po shikoni, fotoja tregon një det me përmasa të mëdha, me duna të skalitura nga era që rrethojnë kapakun polar verior të Marsit. Temperaturat e ftohta përshkruhen në ngjyrime blu dhe temperaturat e ngrohta janë në të verdhë dhe portokalli. A mund ta dalloni akullin?

Imazhi është një hap i madh për të kuptuar ciklet ujore të planetit dhe më tej, mbështet idenë se në një moment, Marsi mund të ketë qenë një planet “i gjallë”.

Fotoja është kjo:

U deshën 2 vite që NASA të 'shkrepte' këtë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN