MENU
klinika

“Më në fund mora 5G”

U vaksinua kundër Covid-19, habit aktori i njohur

01.04.2021 - 09:58

Aktori i njohur, Ryan Reynolds ka marrë së fundmi dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Amerikano-kanadezi ka ndarë me 18 ndjekësit e tij në “Facebook” foton teksa gjilpëra po injektonte vaksinën.

44-vjeçari shihet i veshur me një bluzë të bardhë, kapuç çiklamin dhe maskë të zezë.

Ai dukej mjaft i qetë dhe i qeshur teksa me shaka e quan vaksinën “5G”, siç duan të bëjnë lidhjen konspiracionistët mes saj, çipit dhe valëve të fuqishme të telefonisë celulare.

Kujtojmë se Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë shumë vite së bashku. Në tetor të vitit 2019 ata u bënë prindër për herë të tretë të një vajze.

Megjithëse u munduan asokohe ta mbanin të fshehtë nga publiku lindjen, lajmi u përhap kudo.

Aktorët janë gjithashtu prindër të dy vajzave, James 4 vjeçe dhe Inez 2 vjeçe.

Ata shpesh janë përfolur për kriza mes tyre. Në tetor të 2018-tës, Blake Lively fshiu çdo foto në profilin e saj në “Instagram”. Madje aktorja fshiu nga profili i saj në edhe bashkëshortin Ryan Reynolds.

Ky lajm solli mjaft aludime se mos ndoshta ajo dhe aktori të jenë ndarë me njëri-tjetrin.

Revista “Elle” shkroi se kjo taktikë e Blake, mund të jetë një fushatë në internet për të paralajmëruar trillerin e saj “A Simple Favor” dhe ashtu ndodhi në të vërtetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohen detajet e para të dasmës

Gwen Stefani drejt martesës