MENU
klinika

Propozimet nga klubet

UEFA merr vendim për rregullin e golit jashtë fushe

14.04.2021 - 12:37

UEFA do të heqë aspektin e diskutueshëm të golave ​​në transfertë në kohën shtesë. Por ky rregull do të vijojë të zbatohet brenda 90 minutave të kohës së rregullt edhe sezonin e ardhshëm të Champions League.

Vendimi i golit jashtë fushe ka shkaktuar polemika në sezonet e fundit, sidomos në ndeshjet pa tifozë. Sidomos në kohën shtesë prej 30 minutave një gol i miqve është vrastar, teksa vendasve u duhej të shënonin dy të tillë.

Sipas ndryshimeve të propozuara, të cilat do të diskutohen në një takim të komitetit të garave të UEFA-s, golat në transfertë do të llogariten vetëm gjatë 90 minutave të rregullta të lojës.

Propozimet janë mbështetur nga klubet kryesore të Evropës, megjithëse një plan për të hequr rregullin e golave ​​jashtë fushe ka kohë që diskutohet, por për momentin brenda kohës së rregullt nuk është miratuar.

Shembulli më i qartë ishte eliminimi i Bayern Munchen nga PSG. Bavarezët bënë dy ndeshje shumë të mira, PSG shënoi 3 gola dhe po aq edhe gjermanët, por në fund u kualifikuan francezët.

Gjithsesi, në të ardhmen mund të miratohet, sidomos pas zgjerimit të formatit të Ligës së Kampioneve, teksa do të ketë 10 ndeshje në fazën e grupeve, me 36 skuadra pjesëmarrëse dhe jo 32 sic ka qenë deri më tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN