MENU
klinika

COVID-19

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave në 24 orët e fundit

12.04.2021 - 16:57

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e reja të infektimeve në 24 orët e fudnit, ku vihet re se ka një ulje të ndjeshme të rasteve të reja, pasi 125 persona rezultuan pozitivë me COVID.

Edhe numri i viktimave ka pësuar ulje, por fatkeqësisht 4 persona nuk arritën ta fitojnë betejën me koronavirusin.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Prill 2021)

Raste të reja ditore        125

Të shëruar në 24 orë     546

Të shtruar në spitale      204

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                1983

Testime totale            591,590

Raste pozitive             128,518

Raste të shëruara        98,269

Raste Aktive                 27,928

Humbje jete                  2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19823

Fier      2413

Durrës  1177

Gjirokastër  1168

Shkodër  967

Korçë   727

Vlorë     608

Dibër    340

Kukës    324

Elbasan  237

Berat    94

Lezhë     50

Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës