MENU
klinika

sot radha e efektivëve të kufirit

Vaksinimi i policëve në Korçë

04.04.2021 - 10:50

Në ditën e dytë të vaksinimit të punonjësve të policisë, është radha e policëve të Drejtorisë së Kufirit në Korçë.

Sipas të dhënave zyrtare, ditën e djeshme në Korçë janë vaksinuar 170 policë. Në total janë 589 policë, 174 të drejtorisë vendore, 286 të kufirit dhe 129 të komisariatit.

Në Devoll janë 130 policë të cilët do të vaksinohen ditën e nesërme, e hënë 5 prill. Vaksina për ta është vaksina kineze Sinovac.

Shumë pak punonjës policie kanë patur “probleme” pas vaksinës duke shfaqur simptoma si temperaturë 38 dhe ethe.

Ka patur edhe shumë policë të cilët nuk kanë pranuar të vaksinohen.

Në Ersekë janë 37 policë në total, dje janë vaksinuar 32.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


165 efektivë vaksinohen sot

Nis vaksinimi i policëve edhe në Kukës