MENU
klinika

Ja ku renditet Shqipëria

Vaksinimi/ Rama publikon të dhënat e barometrit global

05.04.2021 - 08:42

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të dhënat e fundit për vaksinimin për 7 ditët e fundit. Teksa i referohet barometrit global, Rama thotë se Shqipëria ka rritur ritmin me vaksinimit.

Barometri global e renditet Shqipërinë në krye të grafikut për vaksinat për 100 banorë në 7 ditët e fundit.

Sipas kryeministrit Rama, Shqipëria do ta fitojë luftën me virusin, dke bërë që të kemi një sezon turistik të lehtësuar.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm.

*të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit”, shkruan Rama.

Sipas të dhënave nga “Worldindata”, të përpunuara nga “Monitor”, në botë deri tani më mirë me procesin e vaksinimit ka ecur Izraeli, ku 60% e popullsisë ka marrë të paktën një vaksinë deri në fund të muajit mars, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (46%), Kili (36%), Bahrejni dhe SHBA me nga rreth 30% secili.