MENU
klinika

Nga Mentor Nazarko

Vjosa Osmani të sillet si Presidente. Që tani, para votimit

04.04.2021 - 13:55

Kosova rrezikon të hyjë në një krizë të fortë institucionale. Ka dy shkaqe kryesore për krizën:
Shkaku i parë, në radhë kohore, është budallallëku i dikujt që sot jep leksione kushtetuese. Duke besuar se mund të bëhej vetë president nëse largonin Behgjet Pacollin nga posti,, zotëria shpiku interpretime absurde për raundin e parë të votimit. Ishin interpretime të vlefshme vetëm për Kosovën. Aq absurde ishin këto interpretime, sa para disa javësh ka thënë se po të ankohej dikush sot në Gjykatë kushtetuese, ajo do ta interpretonte ndryshe nga 10 vjet më parë nenin për votimin e parë të presidentit. Sot në banaqe televizive ai thotë se duhet të votojmë pafund deri në 5 maj. Në emër dhe si pasojë e budallallëqeve që ai shpiku, posti i presidentit në Kosovë është zhvlerësuar: ai i kalon dorë më dorë disa personave pa kurrfarë precedenti në botë sikur të ishte posti i portierit; radha e zgjedhjeve të institucioneve është përmbysur-zgjidhet qeveria, duan të miratohen ligje, pastaj tallen me postin e presidentit që duhet të zgjidhet, po mbeti kohë. Kësisoj dhe ata që e urdhëruan ekspertin kushtetues, apo të gjithë, nëse doni, u bënë pjesë e një budallallëku kushtetues, që i ngjan asaj fabulës latine: mëllenja bëri glasën ngjitëse ku ju ngatërruan këmbët e saj. Turdus Sidi, malum cacat.

Shkaku i dytë është lakmia për pushtet e atyre që qeverisin. Ata nuk e duan mbase Vjosën për presidente, sepse dihet që Presidenti i Kosovës ka shumë kompetenca, veçanërisht në politikën e jashtme që do ta sfidojnë kryeministrin. Kësisoj shpikin arsye për krizë, që të shkojnë në zgjedhje. Harrojnë tragjikisht, si ja kujtojnë shumë mbështetës të Vetëvendosjes në rrjete sociale, se prioritetet e Kosovës janë të tjera. Kosova ka nevojë për vaksina, dhe jo për infektime e vdekje të shumta-pasojë e fushatës zgjedhore, që po detyrojnë qeverinë të mbyllë ekonominë! Harrojnë se Kosova është duam nuk duam, protektorat i Perëndimit dhe Perëndimi nuk lejon aventurime, si imponoi dhe dje.

Zgjidhja e krizës në dorë të Osmanit
Nëse shkaqet e krizës janë dy, nga kriza Kosova mund të dalë më e fortë. Dhe Vjosa ka në dorë zgjidhjen e saj.
Si institucionalist mund të preferojë që Vjosa kur ju bashkua Vetëvendosjes, të ruante profilin e saj të veçantë, të shkëputur prej tyre, si liberale e djathtë, si rugoviste. Për më shumë që bënte fushatë si presidente, si kryetare parlamenti, si shefe e Lëvizjes “Guxo”, etj, etj. Mirpo askush s ‘e gjykon dot fitimtarin. Për më shumë që ajo me zgjidhjen e vet, duke ju bashkuar Vetëndosjes edhe ideologjikisht, të paktën deri tani, u bë politikanja më e votuar. Mirpo sot që Vjosa don të bëjë kryetaren e Kosovës, ajo ka në dorë të shkëputet nga slogani që hap dyert e autokracisë… Krejt…, dhe të japë zgjidhje. Edhe pa mbërritur në postin e presidentes. Duke treguar se e meriton atë. Duke u ngritur mbi palët. Duke u shkëputur nga loja pragmatike e deritanishme. Zgjidhjet nuk janë pronë partie.

Vjosa duhet të ndalë votimet qesharake.
Vjosa duhet të thërrasë ne emër të vet një tryezë të partive.
Vjosa nuk duhet të lejojë poshtërimin e opozitës.
Vjosa duhet të bashkojë shqiptarët dhe jo t’i ndajë ata.
Kosova nuk është pronë e askujt, që të marrë Krejt…, sepse ne nuk mund të biem në lumë me vullnetin e dikujt që hedh gurë atje.

Temat e tryezës duhet të jenë 4:
1)ligji për zgjedhjet, edhe me votimin e diasporës si e do Vetëvendosja. Por me kujdes se dhe serbët e Kosovës, larguar në Serbi mund të kërkojnë të drejtën e votës në zyrën ndërlidhëse të saj në Beograd. A ka Kosova kapacitete të kontrollojë legjitimitetin e votës të të gjithëve në Serbi?
2)Zgjedhja e presidentit nga populli tash e mbrapa. Besoj u kuptua pse me postin e presidentit për dy shkaqet e mësipërme, po luhet banalisht. A mundet të luhet në familjet tona, me rolin e babës dhe të zotit të shtëpisë?
3)Dialogu me Serbinë. Si po kuptohet, nga miqtë tanë amerikanë apo europianë, dialogu është prioritet. Nuk mund t’i iket prioriteteve perëndimore. Formati, roli i Presidentit, roli i Kryeministrit, mënyra e miratimit të platformës, apo të arriturave të dialogut, etj. Kosova sot është e fortë nëse e gjykon gotën gjysmë plot, por nuk duhet të bëhet gazi i botës, si gjithë këto vite- unë vij në Uashington apo Paris, po të mos ftoni palën tjetër.
4) ligji zgjedhor. Kosova ka probleme me këtë ligj, që nuk mundëson fitues të qartë.

Vjosa duhet të sillet si presidente që tani, para se ta marrë detyrën. Kësisoj ajo i jep dinjitet partisë së saj, i shtyn ish kolegët, madje krejt opozitën ta votojnë. Pse jo, tetëdhjetë votat në kuti, mund të jenë të gjitha për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


VIDEO/ Synohet sabotimin i takimit në Uashington

Akuzat për krime lufte/ Nazarko: Kemi përplasje SHBA- BE

Ja pse Shqipërisë i duhet një qeveri me bazë të gjerë pas 25 prillit

“Krusha”, Nazarko: Akuzat ndaj Bashës pjesë e fushatës