MENU
klinika

"Dilni masivisht, vota është e shenjtë. Lus Zotin të mos ketë incidente!"

Voton famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër

25.04.2021 - 07:53

Drejt Qendrave të Votimit, për të votuar për qeverinë e re, është drejtuar famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, Atë Nikolla Petani.

Pas hedhjes së votës në kuti, në Shkollën 9-vjeçare “Mati Logoreci”, Atë Nikollë Petani ka dhënë një mesash për të gjithë qytetarët e Shkodrës, e më gjerë. Ai ka thënë që në votime të marrin pjesë masivisht dhe të ruhet qetësia.

Atë Nikolla Petani e ka ndaluar kategorikisht fenomenin e shit-blerjes së votës, duke thënë që është e papranueshme.

“Edhe unë si qytetar i Shqipërisë, erdha shpreha mendimin tim për sa i përket zgjedhjeve të reja që po bëhen në Shqipërinë tonë të dashur. I bëj thirrje popullit të Shkodrës të dalin sa më shumë në votime, sepse vota është e shenjtë, është diçka personale.

Kemi ndjekur këto ditë shit-blerje të votës, nuk besoj që populli i Shkodrës e ka në gjak një gjë të tillë. E lusim Zotin të mos ketë incidente dhe të mbarojë sa më shpejt e të fitojë ai që është më i miri. Ky është një mesazh paqja, sepse jemi të gjithë vëllezër e kjo duhet të shkojë sa më mirë”, u shpreh Atë Nikolla Petani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mbyllja më e madhe e bizneseve më 2020

Pandemia godet fort Shkodrën

Të pajisura me teste të shpejta kundër Covid

Sezoni turistik/ Hapen sot 29 qendra shëndetësore

I dënuar për trafik ndërkombëtar droge

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Bledar Seferit