MENU
klinika

“Mos tradhtoni interesat e qytetarëve”/ VATRA thirrje Parlamentit të Kosovës

“Votoni Vjosa Osmanin për Presidente, politikanët e tjerë janë…”

04.04.2021 - 17:35

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA i ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës që të votojnë menjëherë dhe pa hezitim kandidaten për Presidente Vjosa Osmani.

Në një deklaratë thuhet se votë kundër Vjosa Osmanit është votë kundër miqve ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës të cilët kërkojnë të plotësohet kuorumi dhe të realizohet votimi.

“Politikanët e tjerë janë provuar, verdikti i qytetarëve të Kosovës u shpreh qartë për ndryshim. Mos e pengoni ndryshimin, lejojeni votimin. Zonja Osmani është zonja më legjitime dhe më e votuar në Kosovën e pasluftës. Sot më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional.

VATRA i bën thirrje të gjithë politikanëve në Kosovë që të dalin mbi interesa meskine personale dhe të tregojnë maturi, pjekuri dhe të mos tradhtojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Lojërat politike janë të papranueshme dhe nuk i shërbejnë interesit shtetëror të Kosovës. Kosova në gjithçka dhe mbi gjithçka”, thuhet në deklaratën e kryetarit të VATRËS, Elmi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN