MENU
klinika

Pritet të shkojë në Bruksel

Vuçiç “bën kthesë”: Po pres vazhdimin e dialogut

17.04.2021 - 17:32

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se po pret vazhdimin e dialogut me Prishtinën në muajin maj ose qershor.

Teksa u pyet nëse mund të përballet me presione të reja dhe me kë do të takohet gjatë vizitës së tij në Bruksel, Vuçiç tha se gjatë vizitës atje do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë si: Borell, Von der Layen, Varhelyi dhe Lajcak.

Nga ana tjetër Vuçiç ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa mediume sllovene, ku bëhet fjalë për rishikim nga e para të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka”, tha presidenti Vuçiç.