MENU
klinika

"S’duhet të nxitohemi"

Zgjatja e fashës orare? Rama nga Berati: Jeta e natës është problemi

02.04.2021 - 10:45

Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Moravë të Beratit, ka folur për fashën orare, të vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Banorët e Moravës, thanë se për ta, është pak i cunguar orari i vendosur deri në orën 20:00, e për këtë arsye, i kërkuan kryeministrin zgjatjen e fashës.

Kryeministri nga ana tjetër, theksoi se ka kërkesa të shumta për rritjen e fashës orare, por sipas tij, jemi në një situatë që nuk duhet të nxitohemi.

Rama shtoi se mund të diskutohet një mundësi për zonat rurale, e theksoi se ndalimi i orareve të natës është bërë për zonat më të populluara, ku aplikohet e ashtuquajtura “jeta e natës”.

 

 

“Ka kërkesa për rritje e fashave orare, s’duhet të nxitohemi, sepse Franca u mbyll nga e para. Unë isha në Paris dhe aty ishin të gjitha të mbyllura, vetëm ushqimoret ishin të hapura. Është vala e tretë, është version britanik, është dhe arsyeja që na solli infektime të shumta tek ne. Vdekshmëria është e njëllojtë me atë të mëparshmin, por ka 30% agresivitet më shumë infektimi. Duam të vaksinojmë gjysmë milioni njerëz që në maj. Do e diskutojmë këtë për fshatin. Fasha lidhet me jetën e natës, të cilët mblidhen në zonat e populluara si mizë lisi. Jeta e natës është problemi, megjithatë do e shikojmë e do të bëjmë më të mirën”, tha Rama.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore