MENU
klinika

Ja çfarë shkruan Corriere Della Sera

Zgjedhjet në Shqipëri/ Media Italiane: Garë kokë më kokë mes PS-së dhe PD-së. Parlamenti mund të ndahet në mes

25.04.2021 - 21:46

Zgjedhjet që u mbajtën sot në Shqipëri nuk kanë kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një artikull shkruan se ka një garë “kokë më kokë mes Partisë Socialiste në pushtet dhe Partisë Demokratike”.

“Janë kokë më kokë zgjedhjet politike në Shqipëri, në një Parlament që gati mund të ndahet në mes. Partia Socialiste e Edi Ramës, e Kryeministrit në largim dhe në kërkim të një mandati të tretë radhazi, sipas sondazhit të parë të daljes në Albania Post, duhet të kishte marrë 46.9% të preferencave në nivelin kombëtar, ndjekur nga forca kryesore e opozitës, Partia Demokratike , me 43.5%”, raporton media në fjalë.

Media në fjalë përmend faktin që kryeministri Rama “kërkon mandatin mandatin e tretë radhazi diçka që nuk ka ndodhur kurrë që kur vendi i Ballkanit u bë demokraci, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe dixhitalizimin. Partia Demokratike e Lulzim Bashës (ish kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe pasardhësi i udhëheqësit historik Sali Berisha) ka ngritur fushatën e tij elektorale duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar”.

Sa u takon incidenteve “Corriere Della Sera” thotë se ka patur pak incidente serioze, duke përmendur vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.