MENU
klinika

“Berisha e Meta gogoli i pikturuar nga Rama”

Zheji: Kryeministri qesharak, përdori çështjen e aeroportit për fushatë elektorale

09.04.2021 - 14:36

Analisti Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24” deklaroi se Berisha dhe Meta na paraqiten si gogoli, pikturuar nga Rama.

Zheji theksoi se kryeministri u duk qesharak në këtë çështje dhe se gjithçka është bërë për benefite elektorale.

 

 

“Rama duhet ta shuante protestën gradualisht. Një njeri që ka shqetësim se ka humbur kontrollin e aeroportin, do të thotë se do ta zgjidh çështjen të bëhet çfarë të bëhet dhe e kishte mundësinë nëpërmjet Albcontrol. Nuk është çështje parash. Rama ka bërë teatër elektoral. Një ngërç të vogël e shndërron sikur është ngjarje e madhe.

Rama del qesharak. Kontrollorët ishin të habitur se nuk kishte negociatë, por kishte dorë të fortë. Nuk e shoh si mollën e sherrit politikën. Jetojmë në një vend ku mund të plasë një bombë e madhe, edhe për një cigare të vogël, për të marrë benifite elektorale. Rama tentoi që të fusë paranojë te opinioni publik. Rama po i jep të drejta vetes, sikur jemi në kohë lufte. Grushti i shtetit është që të mbajë të gjitha pushtetet dhe po i merr të gjitha. Rama na tregon se është “unë jam komandanti i Përgjithshëm”. Del e na thotë “vaksinoheni”. Rama del e na bën rolin sikur është shpëtimtari, sikur po iu shpëtoj jetën. Po eksporton paranojë në opinion publik”, u shpreh Zheji.