MENU
klinika

UNESCO: "Li Beirut"

1 Milionë Euro Muzeut Sursock

17.05.2021 - 14:45

         Italia dhe UNESCO kanë nënshkruar një marrëveshje prej 1 milionë euro, për të rinovuar një nga muzetë më të famshëm të Bejrutit.

Muzeu, ndodhet në një vilë historike në Achrafieh dhe aty, gjenden më shumë se 1,500 vepra arti, së bashku me koleksione të tjera të vlefshme.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministrja italiane e Punëve të Jashtme, Marina Sereni dhe drejtoresha e zyrës së UNESCO-s në Bejrut, Costanza Farina, në prani të kryetarit të bordit të muzeut, Dr. Tarek Mitri.

Kostoja e restaurimit të muzeut është 2.5 milion euro, me Francën që tashmë ka dhuruar 500,000 euro.

Financimi nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS), vjen falë nismës: UNESCO – “Li Beirut”, me synimin të rindërtojë shkolla, ndërtesa kulturore, muze dhe galeri të dëmtuara nga shpërthimi në Bejrut

Muzeu “Sursock” u krijua në 1912, nga koleksionisti libanez Nicolas Sursock. Vila hapi dyert më 1961, duke u bërë një qendër e madhe për artistët libanezë, ndërsa mirëpriti ekspozita nga mbarë bota.

Muzeu, vetëm 800 metra larg qendrës së shpërthimit, qëndroi i hapur gjatë luftës civile në Liban, ndërsa u rinovua në vitin 2008.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një verore para verës

“UNESCO pronëson ritualin”

Luis Sepulveda: Letërsia, akt rezistence

“Plaku që lexonte romane dashurie”