MENU
klinika

Një ndër pijet më të preferuara

13 të përfitimet e kafesë për shëndetin që me siguri nuk i dinit

23.05.2021 - 11:44

Kafeja është një pije mjaft e njohur në të gjithë globin për një numër të madh përfitimesh shëndetësore.

Falë niveleve të larta të antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese të dobishme, gjithashtu duket se është mjaft e shëndetshme. Studimet tregojnë se personat që konsumojnë kafe rrezikohen shumë më pak nga disa sëmundje të rënda.

Këtu janë 13 përfitimet kryesore të kafesë në shëndet, sipas Healthline:

1. Mund të përmirësojë nivelet e energjisë dhe t’ju bëjë më të zgjuar

Kafeina bllokon një neurotransmetues frenues në trurin tuaj, çka shkakton një efekt stimulues. Kjo përmirëson nivelet e energjisë, gjendjen shpirtërore dhe aspekte të ndryshme të funksionit të trurit.

2. Mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin

Disa studime tregojnë se kafeina mund të rrisë djegien e dhjamit dhe gjithashtu ritmin e metabolizmit.

3. Mund të përmirësojë në mënyrë drastike performancën fizike

Kafeina mund të rrisë nivelet e adrenalinës dhe të çlirojë acide yndyrore nga indet tuaja yndyrore. Kjo gjithashtu çon në përmirësime të dukshme në performancën fizike.

4. Përmban lëndë ushqyese thelbësore

Kafeja përmban disa lëndë ushqyese të rëndësishme, përfshirë riboflavin, acid pantotenik, mangan, kalium, magnez dhe niacinë.

5. Mund të ulë rrezikun për diabetin tip 2

Disa studime vëzhguese tregojnë se personat që konsumojnë kafe kanë një rrezik shumë më të ulët të diabetit tip 2, një gjendje e rëndë që prek miliona njerëz në të gjithë botën.

6. Mund t’ju mbrojë nga sëmundja e Alzheimerit dhe demenca

Personat që pijnë kafe kanë një rrezik shumë më të ulët për t’u prekur nga Alzheimer, që është një shkak kryesor i demencës në të gjithë botën.

7. Mund të ulë rrezikun e Parkinsonit

Personat që konsumojnë kafe kanë deri në 60% më pak rrezik për t’u prekur nga sëmundja e Parkinsonit, çrregullimi i dytë më i zakonshëm neurodegjenerator.

8. Mund të mbrojë mëlçinë tuaj

Personat që pijnë kafe kanë një rrezik shumë më të ulët të cerozës, e cila mund të shkaktohet nga disa sëmundje që prekin mëlçinë.

9. Ul rrezikun e depresionit dhe ju bën të ndiheni më të lumtur

Kafeja duket se ul rrezikun e shfaqjes së depresionit dhe mund të zvogëlojë në mënyrë dramatike rrezikun e vetëvrasjes.

10. Mund të ulë rrezikun e disa llojeve të kancerit

Kanceri i mëlçisë dhe kolorektal janë shkaqet e treta dhe të katërta kryesore të vdekjes nga kanceri në të gjithë botën. Pirësit e kafesë kanë një rrezik më të ulët të prekjes nga këto sëmundje.

11. Nuk shkakton sëmundje të zemrës dhe mund të ulë rrezikun e goditjes në tru

Kafeja mund të shkaktojë rritje të butë të presionit të gjakut, e cila zakonisht zvogëlohet me kalimin e kohës. Pirësit e kafesë nuk kanë një rrezik në rritje të sëmundjes së zemrës dhe kanë një rrezik pak më të ulët të goditjes në tru.

12. Mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Disa studime tregojnë se pirësit e kafesë jetojnë më gjatë dhe kanë një rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme.

13. Burimi më i madh i antioksidantëve në dietën perëndimore

Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe shumë njerëz marrin më shumë antioksidantë nga kafeja sesa nga frutat dhe perimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mësoni nëse po bëni gjënë e duhur…

Stërviteni shpesh me barkun bosh?!