E keni kapur veten ndonjëherë mat duke përfunduar të gjithë kutinë e çokollatave? Shfrenimi nga një natë më para me ushqime jo të shëndetshme ose me ëmbëlsira mund të “dëmtojë” dietën tuaj, por më e rëndësishmja është se çfarë bëni pas kësaj.
Pikë së pari mos lini në mes dietën tuaj vetëm për një vakt të tepruar. Mund t’ju tundojë ideja e të hequrit dorë pas këtij “devijimi”, por me të vërtetë ndjenja e fajit është më e vështira për tu kaluar.
Ne gjithashtu mund t’ju ndihmojmë të “rikuperoheni” me 7 ushqime të cilat janë shumë të shëndetshme.
Çaji
Nëse ndiheni sikur po ju plas stomaku, çaji mund t’ju ndihmojë. Jo vetëm uji mund të ndihmojë organizmin, madje çaji bën më shumë. Çaji i mentes mund t’ju lehtësojë nga të gjitha simptomat e stomakut nga mbingrënia, duke përfshirë ndjesinë e mbingrënies. Bën mirë dhe për lëkurën tuaj gjithashtu, kështuqë dy punë në një rrugë!
Kosi
Sipas dietologeve Jessica Levinson and Gina Hassick, kosi duhet të jetë ndalesa juaj e parë pas një vakti të tepruar. Mund t’ju pakësojë inflamacionin, e shkakatuar nga një ditë më parë, pra është e mrekullueshme pas mëngjesit së një dite të kaluar jo të shëndetshme. Gjithashtu, është një lëvizje më strategjike të konsumosh kosin për mëngjes, sesa ta kalosh pa e ngrënë vaktin, pasi do t’ju çojë në rrugën e duhur për të ngrënë një drekë të shëndetshme.
Shalqiri
Mos harroni të rimerrni vitaminat dhe mineralet dhe gjithashtu të hidratoheni pas shfrenimit të pashëndetshëm. Fruta si shalqiri, të cilat janë të pasura me ujë mund t’ju japi balancën ideale mes funksionimit dhe plotësimit të mirë të dietës. Gjithashtu, të hani diçka të lehtë do t’ju ndihmojë pasi keni një stomak të fryrë.
Banane
Të velur nga ushqimet e kripura të pashëndetshme që keni ngrënë mbrëmë, fatmirësisht ne e kemi zgjidhjen. Potasiumi tek bananet ju ndihmon të pakësoni efektet e kripës së tepruar dhe do t’ju hidratojë gjithashtu.