MENU
klinika

Publikohet studimi më i fundit që sqaron gjithçka

A duhet të shqetësoheni nga shenja në krah pas vaksinës?

17.05.2021 - 06:59

Studimi më i fundit bën me dije se efektet anësore në krah të vaksinës nuk janë problematike. Studiuesit vëzhguan të dhëna nga 16 persona që zhvilluan probleme dermatologjike në krah si kruajtje dhe fryrje të lëkurës, ndonjëherë të shoqëruara me puçra të kuqe ose urtikarie.

Ata zbuluan se reagimi është thjesht një përgjigje nga sistemi imunitar ndaj vaksinës që zhduket brenda një jave. Ekipi, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Yale, në Neë Haven, Connecticut, thotë se nuk u raportua ndonjë sëmundje serioze tek pacientët e tyre dhe se nuk ka asnjë arsye pse ata të mos marrin dozën e dytë.

Termi zyrtar i përdorur nga dermatologët dhe alergologët për të përshkruar efektin anësor është “mbindjeshmëria e lëkurës”

Sipas tyre mbindjeshmëria nënkupton një reagim të padëshiruar të prodhuar nga sistemi imunitar dhe i vonuar sepse zakonisht ndodh disa ditë pasi të keni marrë vaksinën. Reagime të tilla kanë ndodhur gjithashtu te njerëzit që kanë marrë vaksina të tetanozit, vaksinën e dhenve dhe vaksinën MMR (fruth, shyta, rubeolë).

Për studimin, botuar në revistën “JAMA Dermatology”, ekipi shikoi 16 pacientë të referuar në Shërbimet Dermatologjike të Spitalit Yale Neë Haven midis 20 janarit dhe 12 shkurt 2021. Të gjithë morën vaksinën Moderna dhe vetëm njëri kishte një histori reagimesh ndaj vaksinave të tjera. Katër kishin alergji sezonale dhe katër ishin alergjikë ndaj disa antibiotikëve.Tetë të tjerët nuk kishin asnjë lloj alergjie.

Pacientët u trajtuan me steroid lokal, antihistaminë oral dhe kompresa të ftohta, dhe skuqja u zhduk pas rreth pesë ditësh./Daily Mail