MENU
klinika

Kopertina e re e ‘Vogue’ i lë të gjithë pa fjalë

A e kishit parë ndonjëherë Billie Eilish kështu?

03.05.2021 - 09:47

Kopertina e re e ‘British Vogue’ për muajin maj u shfaq ditën e djeshme dhe ajo çfarë i befasoi të gjithë ishte ‘look-u’ që Billie Eilish u shfaq.

Ndryshe nga si ishin mësuar ta shihnin deri më tani, me rroba të gjëra, këngëtarja u prezantua me një ‘look’ më klasik, të zgjedhur nga vetë ajo. Billie ka treguar se në fakt nuk ka bërë ansjëherë më parë diçka të tillë.


Në këtë set fotografik Eilish u shfaq e veshur me një korse dhe një pardesy të ‘Burberry’ ngjyrë bezhë, duke treguar dhe tatuazhin, për të cilin ishte shprehur se nuk do ta shihnin kurrë.
Për të mos u mjaftuar më kaq, Billie tregoi se arsyeja që e shtyhu të vishte korse ishte shumë e thjeshtë: sepse e urren mënyrën se si stomaku i saj duket.