“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A është e vërtetë që kanceri i pankreasit nuk shfaq asnjë shenjë?
Mjeku: KANCERI I PANKREASIT I CILI ESHTE NJE NDER TUMORET ME TE RREZIKSHME PER MOMENTIN NUK SHFAQ ASNJE SIMPTOME. PER KETE ARSYE SEMUNDJA DIAGNOSTIKOHET NE FAZAT E MEVONESHME DHE KJO BEN QE TE ULET SHKALLA E SUKSESIT TE TRAJTIMIT.
Pankreasi është një gjëndër ekzokrine e cila gjendet në pjesën e sipërme të abdomenit, prapa stomakut. Kjo gjëndër prodhon dhe çliron enzimat e tretjes, si dhe hormone të ndryshme kryesisht insulinë. Ndërsa lloje të ndryshme të kancerit mund të zhvillohen në këtë organ shumica e tyre janë shkaktuar nga adenokarcinoma që formohet në kanalet sekretore. “Simptomat që manifestohen ndryshojnë sipas zonës së pankreasit në të cilën fillon kanceri”. Duke treguar se kjo verdhëz e cila zhvillohet kur kanali biliar bllokohet nga masa zakonisht është simptoma e parë e kancerit pankreatik.
Tumoret e pankreasit përparojnë më në heshtje dhe nuk mund të shfaqin ndonjë simptomë në fazën e hershme.
Problemi me i madh eshte fakti se Kanceri I pankreasit nuk dedektohet ne menyre te hershme dhe ne momentin qe ka dhene simptomen e pare dhe eshte rezultuar se ne rastin e diagnostikimit me CT Skaner me contrast intravenous ose Resonance Magnetike ka nxjerre perfundimin nje numri metastazash te shperndare ne zonat perrreth si ne Melci (Hepari, Stomak, Zorre etj).
Pasi tumoret kane metastazuar ne melci atehere fillon prodhimi I Asciteve (Lengje Abodminale) e cila kjo eshte faza e fundit e Melcize dhe pacientit duhet tu aplikohet Paracenteze ( drenazh i Ascitit me nje kanule ose kateter te caktuar disa here).
Ascitet (Lengjet abodminale) prodhohen nga disa dite ne disa jave dhe e vetmja menyre per te eleminuar lengun abdominal eshte Paracenteza .(Drenazhi I ujit ku likidi shkarkohet dhe gjithashtu dhe disa kripra te rendesishme te organizmit shkarkohen bashke me te).
Nje menyre tjeter per shkarkimin e Lengut abdominal eshte dhe Teknika “Peritoni” pra e instalimint te nje tubi abdominal ne brendesi te Abdomenit dhe pjesa tjeter e tubit qendron jashte tij.
Pankreasi eshte nje gjender ekzokrine dhe progresi I kancerit pankreatik eshte shume i shpejte.
Janë identifikuar disa nga faktorët e rrezikut që lidhen me sëmundjen. Konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, konsumimi i ushqimeve yndyrore dhe obeziteti konsiderohet të jetë ndër këto. Diagnostikimi me diabet dhe kancer pankreatik ka pësuar një rritje graduale kohët e fundit dhe aktualisht ekziston një diskutim i zjarrtë nëse diabeti është një shkak ose rezultat i kancerit të pankreasit. e faktorët më të identifikuar të rrezikut për sëmundjen janë sëmundje të caktuara gjenetike dhe trashëgimore si dhe sindromat që lidhen me këto dhe vazhdon si më poshtë: “Për shembull në rastin e pankreatitit trashëgimor i cila është një inflamacion kronik i pankreasit që transmetohet gjenetikisht, rreziku për kancerin e pankreasit rritet ndjeshëm. Rreziku për zhvillimin e kancerit të pankreasit është gjithashtu i lartë në rastet e mutacioneve të gjenetike
Diagnostikimi i kancerit të pankreasit kryhet kryesisht nëpërmjet përdorimit të metodave radiologjike të imazherisë. Ndërsa opsioni i preferuar për ekzaminimin e pacientëve që konsultohen me një mjek me probleme të pjesës së sipërme të barkut është ultratingulli, diagnoza dhe vendosja me saktësi të lartë kërkon tomografi të llogaritur (CT) ose MRI.
Pas kryerjes së diagnostikimit kërkohet që sëmundjet të trajtohen siç duhet. E rëndesishme në fakt është që trajtimi të përcaktoj nëse sëmundja është përhapur në organe të tjera dhe nëse është teknikisht e mundur për të hequr tumorin. Në këtë mënyrë duhet përshtatur një skemë trajtimi për një pacient të caktuar dhe indikacionet të jepen në përputhje me fazën e përcaktuar dhe gjendjen e pacientit. Teknologjia në zhvillim është e dobishme në gjenerimin e disa protokolleve të reja të trajtimit. Hapi i parë për pacientët të cilët nuk janë të përshtatshëm për kirurgji për shkak të gjendjes që është në një fazë shumë të avancuar është aplikimi i kimioterapisë për të tkurrur tumorin. Pasi tumori zvogëlohet mjaftueshëm kryhet një operacion.
Trajtimi kirurgjikal në pacientët me kancer pankreatik kërkon respektim të nevojshëm të disa kritereve. Një nga këto ishte mosha e pacientit dhe se ky nuk është faktori I vetem dhe vë në dukje se ajo që me të vërtetë ka rëndësi është gjendja e përgjithshme mjekësore e pacientit: “Për shkak të anestezisë së avancuar, kirurgjisë dhe teknikave të kujdesit intensiv mosha e një pacienti nuk është më një kundërindikacion për shumë operacione të mëdha. Në fakt është e mundur për një pacient 80-vjeç i cili është në gjendje shumë të mirë mjekësore që të tolerojë kirurgji të kancerit pankreatik më mirë sesa një pacient 40-vjeçar i cili vuan nga sëmundje të tjera shtesë. Prandaj pacientët e kancerit të pankreasit mbi moshën 60 vjeçare, të cilët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të pacientëve me kancer pankreatik nuk duhet të privohen nga trajtimi kirurgjikal vetëm për shkak të moshës së tyre”.
Kanceri i pankreasit eshte nje Vrases i heshtur i cili nuk njeh moshe.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.