MENU
klinika

Aksident në aksin Korçë-Pogradec

Efektivi i policisë përplas kalimtarin

06.05.2021 - 10:43

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një efektiv policie ka përplasur një kalimtar.

Bëhet me dije se pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, Sali Nezha duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin Dylber Dervishi, rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.

“Më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi S. N., duke drejtuar automjetin e policisë tip “Dacia”, ka aksidentuar këmbësorin D. D., rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit,” njofton policia.