MENU
klinika

“Plasën sharjet!”

Almeda ndan një shqetësim me ndjekësit pak ditë para lindjes

09.05.2021 - 10:03

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk Tolgahan Sayisman pritet të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë. Aktorja bukuroshe është në muajin e 9-të të shtatzënisë, në ditët e fundit para lindjes. Pavarësisht se gëzimi sa vjen e shtohet para ardhjes në jetë të Alinës, ylli i serialeve turke ka ndarë dje një shqetësim me ndjekësit në Instagram.

Si fillim ajo e shpjegon përmes videove në turqisht situatën, por më pas duket se Almedën e kanë “kryqëzuar” ndjekësit shqiptarë se pse nuk flet në gjuhën tonë.

“Plasën sharjet!” thotë ish-Missi, teksa sqaron shqetësimin edhe në shqip.

“Javën ose javët e fundit, se nuk i dihet kur vjen, fillon një pagjumësi. Mësohesh para lindjes, se pas lindjes dihet që do rrimë pa gjumë,” thotë ajo ndërkohë që qëndron e shtrirë në shtrat duke “vuajtur” për të fjetur.

Almeda tregon se edhe në javën e fundit para se të lindte Efehan nuk kishte gjumë fare. Në fund të videos ajo pyet “A është normale?”.

Mesa duket Alina do të vijë këto ditë në jetë, dhe Almeda e Tolga nuk mund të jenë më të lumtur!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN