MENU
klinika

Ja si transportohen automjetet në det

Ambasada e SHBA: Shikoni disa pamje më shumë nga stërvitja “Defender Europe 21”

05.05.2021 - 18:08

Ambasada amerikane ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihen më shumë pamje lidhur me stërvitjen e amdhe që nisi dje në Portin e Durrësit, “Defender Europe 21”.

Qindra trupa të ushtarakë u bënë bashkë për të treguar që forcat e SHBA dhe NATO-s janë të stërvitura, të afta për të operuar së bashku dhe gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh.

Shihni transportimin e automjeteve në det si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga toka në breg, kryer për herë të parë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes DefenderEurope 21 dhe Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e #Durres Gjeneralët e SH.B.A. Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, @USAmbAlbania dhe personalitete të tjera dolën në anijet e Rojës Bregdetare Shqiptare për të parë transferimin e automjeteve në det si pjesë e operacionit të Përbashkët të Logjistikës.

Ky operacion, po provohet për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore,” shkruan ambasada.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN