MENU
klinika

Zbehet izolimi-covid

Anglia lejon muzetë dhe galeritë e artit

16.05.2021 - 22:13

        Drejtuesit e muzeve dhe galerive u kanë dhënë një mundësi të gjithë të interesuarve, për të parë nga afër thesaret kombëtare.

Distancimi shoqëror do të thotë që arti i mirëfilltë, si Gainsborough, Cornard Wood i saporestauruar në Galerinë Kombëtare ose gjetjet e çmuara arkeologjike nga Sutton Hoo në Muzeun Britanik, do të jetë më e lehtë se kurrë më parë, për t’u shqyrtuar.

Hartwig Fischer, drejtori i muzeut britanik, tha se e konsideron këtë, si momentin e përsosur për të rizbuluar ekspozitat.

“Në verë, muzetë, zakonisht vizitohen nga një përqindje e lartë turistësh dhe ky vit, sigurisht, do të jetë më ndryshe”, – tha ai.

Drejtori i Galerisë Kombëtare, Dr.Gabriele Finaldi, thotë se pati kërkesa të mëdha nga vizitorët, për të zbuluar artin, ambientet e brendshme plot hijeshi, pamjet e mrekullueshme dhe njohjen me Van Gogh, Turner, Leonardo da Vinçi dhe Artemisia Gentileschi.

Biletat për në galeri janë në dispozicion që nga kjo javë, duke përfshirë shfaqjet falas dhe ekspozitat e reja.

Ndërkohë, vitin e kaluar numri i vizitorëve në Britani, pësoi një rënie me 80 për qind, për shkak të kufizimeve pandemike.