MENU
klinika

"Jemi vend i vogël, por..."

Anxhela këndoi shqip dhe ngriti Eurovizionin në këmbë

21.05.2021 - 08:53

Anxhela Peristeri sapo përfundoi performancën e saj në Eurovizion dhe e ngriti skenën në këmbë. Energjike dhe me një vokal të paparë, ajo zgjodhi të ruante versionin origjinal të këngës ‘Karma’, atë shqip.

“Karma” është krijim i Olti Currit dhe Kledi Bahitit. Ajo performoi e veshur me një bodysuit plot gurë.

Në përfundim të prezantimit të të gjitha këngëve të natës së dytë do të nisë televotimi. Shqiptarët kudo në botë mund të votojnë numrin 11, kodin e Shqipërisë për të kualifikuar Anxhelën për në natën finale të 22 majit.

Pas përfundimit të natës së dytë gjysmë finale, Anxhela i është përgjigjur pyetjeve në konferencën për shtyp të medieve.

Për çdo shtet ka tre pyetje, një nga gazetarët e vendit konkurrues, mediat ndërkombëtare dhe ato online.

Pyetja e gazetares shqiptare: Si ndihesh, pasi ishe e vetme në skenë dhe ja dole që e gjithë Europa të votojë për ty dhe Shqipëria të jetë në finalen e madhe?

Anxhela Peristeri: Nuk kam fjalë të përshkruaj ndjenjat e mia tani. Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane, jam shumë mirënjohëse. Ndihem shumë e lumtur tani. Faleminderit!

Shtypi ndërkombëtarë përfaqësuar me Poloninë: Si është “Karma” jote tani?

Anxhela Peristeri: E dua “Karmën” time, do të jem një njeri i mirë për pjesën e mbetur të jetës…

Ndërsa nga gazetarët e mediave online pyetja ishte: Si ndihesh tani që Shqipëria është për herë të tretë radhazi në finalen e madhe të “Eurovision”.

Anxhela Peristeri: Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton, jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë.

Këngëtarja Anxhela Peristeri do të performojë këngën e saj “Karma”, të kompozuar nga Kledi Bahiti me tekst të Olti Currit në mbrëmjen e të shtunës (22 maj 2020).

Shtetet e tjera që janë kualifikuar për në finalen e Eurovision 2021 janë Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Në gjysmë finalen e dytë të festivalit evropian, Anxhela Peristeri ka kënduar shqip këngën “Karma” dhe interpretimin e shoqëroi me lëvizje sensuale ndërsa pas saj kishte efekte vizuale të mirëmenduara me detaje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Anxhela Peristeri shpallet fituese e Fest’ 59


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?