MENU
klinika

“Për të gjithë ju që më shkruani të mos mërzitem“

Anxhela Peristeri flet për herë të parë pas finales së “Eurovision”

23.05.2021 - 11:36

Italia fitoi dje Eurovisionin pas 31 vitesh me këngën rock “Zitti e Buoni” nga grupi “Maneskin”. Ndërkohë, Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” mori vetëm 57 pikë të cilat e rendisin atë në vendin e 21-të. Pas finales së “Eurovision 2021”, këngëtarja ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale. Ajo ka postuar një foto backstage ku ka shkruar një status.

Si fillim, Anxhela ka shprehur mirënjohje për mesazhet e bukura dhe për votat për Shqipërinë.

“Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për çdo mesazh që më keni dërguar dhe për çdo cent që keni harxhuar për të votuar Shqipërinë. Ju jam shumë mirënjohëse dhe sinqerisht është ndjesia më e bukur që kam përjetuar gjatë gjithë karrierës sime,” shkruan ajo.

Më pas Peristeri ka theksuar se rezuktati nuk e ndikoi pasi mori pa kursim atë që donte më shumë, dashurinë tonë.

“Për të gjithë ju që më shkruani të mos mërzitem se është çdo gjë politike ju siguroj që nuk jam mërzitur fare! E shijova shumë natën e mbrëmshme dhe rezultati nuk është se më ndikoi. Unë e di se kush jam, me çfarë po paraqitem dhe çfarë meritoj dhe atë që më shumë doja e mora pa kursim, dashurinë tuaj,” shtoi ylli i muzikës. /News31

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN