MENU
klinika

Në kushtet kur qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në bregdet janë rritur...

Apartamentet në bregdet jo vetëm për të banuar, por edhe për të investuar

16.05.2021 - 07:35

Në kushtet kur qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në bregdet janë rritur, investimi për prona në këto zona mund të cilësohet biznes fitimprurës.

Agjentët imobiliarë pohojnë se mbetet një investim i sigurt dhe pasuria e patundshme mund të japë fitime të kënaqshme sot, nëse kërkon që të bësh biznes me të.

Qiratë e larta dhe çmimet e pronave që rriten, nuk e zgjasin shumë afatin e kthimit të investimit dhe garantojnë nivele të larta nga të ardhurat.

“Duke llogaritur kthimin e investimit nga qiraja për një pronë në bregdetin e Durrësit mund t’i marrësh minimalisht 0,5 – 0,6% në muaj. Investimi i bie të kthehet në rreth 18-20 vjet”, pohon Klajdi Memajdini nga “Devinf”. Raporti mes nivelit të qirave me çmimin e shitjeve vitin e kaluar në periudhë krize, për shkak të distancimit social u ngushtua së tepërmi.

Në Gjirin e Lalëzit, në muajt e sezonit turistik, qiraja ditore e një vile teke arriti 300 euro dhe 60 euro për apartamentet 1+1. Çmimi i qirasë për vilat elitare arriti 10,000 – 12,000 euro për të gjithë sezonin.

Investimi në pasuri të patundshme në bregdet është një zgjedhje e zgjuar, pasi çmimet e tyre po rriten nga vit në vit dhe mund të përfitohet edhe nga rishitja.

Leverdishmëria më e madhe për investim pronash është në Jug të vendit. Përfaqësuesja e real estate “Balfin Real Estate & Hospitality”, Ledia Telhai, pohon se për shkak të kërkesës të lartë, investimi i pronës në “Green Coast” rikthehet menjëherë dhe shumë herë më i lartë është fitimi nga rishitja. “Do të mjaftonin 4-5 vite, që vetëm nëpërmjet qirasë, të rikuperohet vlera e investimit të një apartamenti apo vile, duke pasur parasysh tipologjinë e klientëve elitarë që i frekuentojnë ato”.

A mund të kreditohen të huajt për blerje shtëpie në bregdet 

Në qytetin e Sarandës është krijuar një stok prej 600 – 700 apartamentesh të pashitura për shkak të çmimeve të larta, por edhe nga prona më të lira, por larg detit. Për zgjidhjen e këtij ngërçi, drejtuesi i një prej agjencive imobiliare në Sarandë, z. Eron Çumani, propozon kreditimin e shtetasve të huaj nga bankat shqiptare, pasi kërkesa për këto prona është e lartë.

Sipas tij, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri duhet të kreditojnë shtetasit e huaj, nëse ata disponojnë gjysmën e vlerës së pasurive të paluajtshme. Pjesa tjetër mund të kreditohet bazuar në të ardhurat e disponueshme të shtetit ku kredimarrësi jeton.

“Në shumë vende të rajonit, për vlera të caktuara monetare, vendoset partneriteti i kreditimit mes shtetasve të huaj të interesuar për të blerë një pronë dhe bankës.

Skema zbatohet më së shumti në Spanjë dhe në Malin e Zi, pasi kërkesa për apartamente nga të huajt është e lartë. Kërkojmë që edhe në Shqipëri, politikat kredituese të bankave të nivelit të dytë të kenë të njëjtën qasje me shtetasit e huaj.

Në rast të kundërt, besoj se shumë kërkesa të shtetasve të huaj për blerje të pasurive të paluajtshme në Sarandë nuk do të arrijnë të finalizohen”, pohon drejtuesi i “Invest Property”.

Në Shqipëri, sipas sqarimit që Banka e Shqipërisë pohoi për “Monitor” kuadri rregullativ nuk e pengon kreditimin e shtetasve të huaj jorezidentë. “Bankat, në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, gëzojnë pavarësi operacionale, përcaktim ky i bërë në ligjin përkatës për bankat. Si të tilla, ato janë të lira të marrin vendime dhe, konkretisht, në përcaktimin e kritereve sasiore dhe cilësore për përzgjedhjen e huamarrësve të mundshëm, pa dallim nacionaliteti apo rezidence.

Banka e Shqipërisë sigurohet që bankat të kenë struktura të ngritura për administrimin e rreziqeve, si nga pikëpamja organizative ashtu edhe ajo e kuadrit rregullativ e operacional të brendshëm. Po ashtu sigurohet që këto elemente të zbatohen sa më rigorozisht në veprimtarinë e saj.

Banka e Shqipërisë ka vendosur rregulla prudenciale për mbrojtjen e bankave nga rreziqe të mundshme siç janë kërkesat për kapital dhe provigjionim të ekspozimeve ndaj huave të dhëna, përveç kërkesave cilësore referuar infrastrukturës së përmendur më sipër”, nënvizon Banka e Shqipërisë./monitor/

VOA: S’ka shpresë që çështja mund të shkojë drejt zgjidhjes

‘Venecia’ për mandatin e Olta Xhaçkës/ “Mazhoranca dhe opozita, lexime të kundërta!”

“Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së!“

Lirimi i Sali Berishës, reagon nga qelia Ilir Meta

Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik

Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë…

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë