MENU
klinika

"Farën e Skënderbeut, ti sot trashëgo"

Arbëreshët nga Italia në Argjentinë

20.05.2021 - 12:17

       Shqiptarët në Argjentinë përbëjnë një komunitet prej rreth 50 mijë banorësh. Shumica që mërguan në Argjentinë ishin arbëreshë nga Italia jugore, ndërsa rritja e mërgimeve shqiptare në Argjentinë, ndodhi në fillim të shekullit të 20-të, me mbërritjen e rreth 20,000–30,000 shqiptarëve, raporton diasporashqiptare.

Sot, përveç disa familjeve në Rosario dhe Córdoba, pothuajse të gjithë shqiptarët e Argjentinës jetojnë në Buenos Aires. Për çdo vit, më 29 nëntor, “Shoqëria Patriotike Shqiptare Skënderbeu” feston Ditën e Flamurit.

Sipas fesë, shumica e shqiptarëve në Argjentinë janë të krishterë, ndërsa një pakicë janë myslimanë.

Arbëreshët në Argjentinë janë të shumtë dhe kanë dhënë një kontribut të vyer në përcimin e vlerave. Edhe pse në një vend të largët arbëreshët flasin shqip.

Pjesa dërrmuese kanë arritur në Argjentinë me anije, bashkë me shumë shtetas italinë, të cilët emigruan në këtë vend.

Në Italinë e jugut ka shumë shqiptarë arbëreshë, të cilët kanë ruajtur kulturën arbërore, të njëjtën kulturë e kanë marrë me vete edhe kur emigruan në Argjentinë.

Në Argjentinë, arbëreshët e quajnë veten dy herë mërgimtarë. “Farën e Skënderbeut, ti sot trashëgo”, është ky vargu që i shoqëron shumë arbëreshë.

Arbëreshi nga Argjentina, Antonio Bellushi, në vitin 1990 ngriti zërin në Kuvendin e famshëm të të gjithë shqiptarëve në Nju Jork, për pavarësinë e Kosovës.

Arbëreshët zakonisht nuk flisnin italisht me njëri-tjetrin, por e bënin në një variant të gjuhësh shqipe të njohur si arbëreshe, një emër që u bë i njohur dhe me të cilin u identifikua i gjithë komuniteti arbëresh.

Natyrisht, nuk ishte vetëm gjuha, elementi i vetëm që dallonte popullin me origjinë nga Shqipëria.

Edhe feja luante një rol të rëndësishëm duke konsideruar banorët, si pjesë e besimit katolik, por me rite greko-bizantine.

Ishin raste të veçanta, njëjtë sikurse festat fetare, ku çdo fshat në mënyrë të pavarur kishte kishën e vet, shenjtërorin (priftin) e vet që ndërmjetësonte në mes të Zotit dhe besimtarëve, kur ishte dita e Shën Dimitrit.

Këto elemente dhe shumë të tjerë faktuan që emigrantët e ardhur nga Italia, nuk ishin italianë, por ishin arbëreshë, të cilët u vendosën në Lujan, Buenos Aires, rreth vitit 1869.

Regjistri civil i vitit 1869, nuk ishte asgjë tjetër përveç se diçka që duhej plotësuar me dorë nga regjistruesit shtëpi për shtëpi.

Në të vërtetë, edhe pse identifikoheshin si italianë, mbiemrat e tyre tregonin prejardhjen arbëreshe), që punonin tokat bujqësore në qarkun e Pestës, pjesë që më pas, do të përbënte zonën më të madhe të banuar nga ta. Një predispozitë fillestare që u bë shumë më e dukshme në formularët e vitit 1895, kur u zhvillua regjistrimi i dytë kombëtar i popullsisë, në të cilin është rritur numri i arbëreshëve në qarkun numër 5.

Në lagje kishin arritur të krijonin hapësirën e tyre shoqërore, duke trilluar identitetin e tyre ata dhe arrinin ti ruanin elementet e tyre themelore që i përbënin, sikurse gjuha si dhe zakonet e tyre për të ndihmuar fqinjët. Për këtë, përpara pyetjes se cilat ishin arsyet që i quan ata në migrim, ata duhet të përgjigjeshin së pari për arsyet thelbësore.

Në këtë drejtim, mbipopullimi ekstrem i zonës, një tokë e varfër dhe e mbishfrytëzuar, e copëtuar deri në pafundësi, në atë mënyrë që nuk do të mund t’ju garantonte të gjithëve qasjen në burimet që të sigurojnë mbijetesën e tyre. Këto janë të dhëna jo të vogla, për të cilat nuk duhet shumë për të kuptuar sesi duhet ndikuar në vendimet e fëmijëve të tyre, në rast të emigrimit. Por ky shpjegim është kusht i mjaftueshëm, por nuk arrijnë ta kuptojnë se përse arbëreshët të Arbërisë kalabreze në vend që të shpërndahen nëpër botë, jo vetën nuk bënë këtë, por arritën në Argjentinë… dhe jo në tërë Argjentinën, por në Luján dhe jo në të gjithë Lujánin, por në “Republikën e t ‘Pestit”.

Është i dukshëm dhe i pamjaftueshëm shpjegimi që emigrimet konsiderohen si pasojë e kapitalizmit, duke theksuar veçanërisht krizën evropiane dhe në hyrjen e Argjentinës në tregun ndërkombëtar, si prodhues i lëndëve të para.

Mund të thuhet se, shqiptarët kanë emigruar që nga mesjeta, duke qenë migrimi pjesë e pandarë e historisë së njerëzimit. Paraqitja e emigrimit si rrjedhojë e mjerimit, ku njerëzit ishin të obliguar të iknin nga varfëria, arritja e industrializimit dhe shkatërrimi i aktiviteteve tradicionale, në të kaluarën kishte një imazh anakronik ose në rastin më të mirë, ishte vetëm gjysma e historisë.

Ndër shqiptarët më të njohur në Argjentinë është Kryepeshkopi Aleksandër (Alejandro Greco), i cili është bërë zëri i shqiptarëve të Argjentinës.

Edhe shqiptari i njohur në mbarë botë, Ernesto Sabato, ka prejardhje arbëreshe.

E ëma Juana Maria Ferrari, rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Futbollisti argjentinas Matteo Pablo Musacchio, gjithashtu është me prejardhje shqiptare.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit