MENU
klinika

Ishin shpallur në kërkim

Arrestohen dy të rinj për trafik droge

11.05.2021 - 09:57

Tre vite pasi tentuan të trafikonin drogë nëpërmjet liqenit të Shkodrës, policia ka arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për shtetasit Mervis Hysaj dhe Fabian Mezini, të cilët akuzohen për trafik droge dhe përkrahje të autorit të krimit.

Sipas policisë, dy personat janë kapur në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet.

Njoftimi i policise

Kapet dhe vihet në pranga një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe arrestohet një tjetër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në vijim të punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim,  shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. H., 32 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Si dhe u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale ”Përkrahja e autorit të krimit”, i shtetasit F. M. 22 vjeç, banues në Kamicë, Malësi Madhe.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet.

 Shtetasi M. H., në vitin 2018, së bashku me shtetasin E. H. (i arrestuar në 2019 ), në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, për shtetasin M. H. u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.05.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese