MENU
klinika

U godit dhe u gjakos gjyqtari

Arrestohet futbollisti agresor, reagon FSHF

05.05.2021 - 18:43

Për dhunën sot në Cërrik në ndeshjen Sopoti-Mirdita, ku u godit dhe u gjakos gjyqtari, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Futbollisti agresor (Armando Marku, që në protokoll rezultonte me Ylli Gjegja, duke rënduar skandalin) u fut fillimisht në dhomat e zhveshjes dhe nga dhomat e tualetit ka mundur të arratiset.

Kur policia ka hyrë brenda në dhomat e zhveshjes futbollisti agresor ia kishte mbathur, duke u larguar fillimisht, por më pas u arrestua. FSHF i ka bërë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve  të respektojnë rregullat “fair play”.

NJOFTIMI I FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit dënon incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut.

Në minutën e 44-t, një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit Klajdi Qëndraj, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit. Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin.

u bëjmë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat “fair play”, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN