MENU
klinika

La Liga, Java 36

Atletico nuk gabon, titulli më afër se kurrë

12.05.2021 - 23:02

Atletico Madrid ka bërë një hap më shumë drejt titullit. Skuadra e Diego Simeone-s ka mposhtur 2-1 Real Sociedad në javën e 36-të të La Liga-s dhe tani kryeson me një avantazh prej 4 pikësh ndaj Barcelona-s dhe pesë pikësh ndaj Real Madrid, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Sfida e luajtur në Wanda Metropolitano është vendosur në harkun e 12 minutave në pjesën e parë. Carrasco ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 16-të dhe Correa ka realizuar golin e dytë në të 28-ën. Zubeldia ka fiksuar shifrat në 2-1 shtatë minuta para fundit.

Atletico duket më afër titullit, mjafton të fitojë dy ndeshjet e mbetura, teksa do të luajë në shtëpi ndaj Osasunës dhe në transfertë ndaj Valladolidit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN