MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Balaj: Emocione më vete edhe rikthimi në Kombëtare

28.05.2021 - 15:01

Sulmuesi Bekim Balaj është rikthyer në Kombëtare, por nuk e mendon një kthim te Vllaznia apo në Superiore për momentin. Nga grumbullimi i kuqezinjve ka folur për ndeshjet miqësore, eliminatoret e Botërorit, por edhe zërat që e shohin atë përsëri pranë klubit kuqeblu.

“Është kënaqësi dhe vlerësim i madh për mua sa herë vesh fanellën e ekipit kombëtar. Sa herë marr ftesën, emocioni është i njëjtë thuajse si herën e parë. Këto janë miqësore por për ne kanë vlerësim maksimal se kundërshtarët janë të ngjashëm me kundërshtarët në grupin e Botërorit, Polonia e Hungaria.

Për të gjithë ne janë teste para këtyre sfidave dhe përqendrimi e vlerësimi është maksimal. Duhet të bëjmë më të mirën që të shohim a jemi gati për këtë ndeshje dhe kundërshtarët që na presin.

Ndihem mirë, e rëndësishme që nuk kam dëmtim. Tani jemi grumbulluar më herët që të kemi ditë stërvitje dhe të jemi në gjendjen sa më të mirë të mundshme për këto sfida.

Normalisht në futboll luhatjet e formës e mundësitë më shuam apo më pak të aktivizimit janë gjithmonë. Sa i përket të ardhmes, jam i gatshëm që jo një apo dy, por ndoshta të luaj më shumë edicione në kampionate të mira.

Në Kombëtare mendoj se është konsoliduar grupi, ndryshimet nuk kanë qenë të mëdha. Kemi patur dy kundërshtarë të lehtë në letër, me të cilët morëm pikët maksimale. Me Anglinë nga të gjithë mendohej si e humbur, siç ndodhi. Por mendoj se deri diku rezultati ishte i ngushtë dhe mund të provonim diçka më shumë. Por ne nuk duhet të masim forcat me Anglinë dhe sfidat tona janë me kundërshtarë të tjerë në grup.

Të marrësh rezultat pozitiv me Anglinë është një favor i madh, por janë pikë ekstra. Të shohim ndeshjet me kundërshtarët tanë realë në grup dhe aty duhet të përmirësohemi më shumë.

bekim balaj ndaj izraelit

Duhet t’i marrim maksimumin kualifikuesve të këtij Botërori, jemi në lojë dhe ndoshta ndeshjet me kundërshtarët real i kemi përpara. Të bëjmë më të mirën dhe të bindemi nëse jemi gati. Të shohim nëse marrim maksimumin ose do të jetë thjesht për një përgatitje për Europianin.

Normalisht, Polonia nuk është si Portugalia që luajtëm ne. Ndoshta krahasohet me Anglinë që kemi në grup. Janë kundërshtarë që do të duhet të japim paraqitjet më të mira. Por në fund do të jenë pikët që do të vlejnë më shumë.

Kthim te Vllaznia? Janë zëra merkatoje, të gjithë kanë të drejtën të flasin e komentojnë. Por në planet e mia në të ardhmen, nuk është kthimi në Shqipëri për momentin”, – tha Balaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN