MENU
klinika

“Opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do të jetë zero"

Basha i “mbyll derën” Ramës: Nuk dorëzohemi, do ta fitojmë betejën duke…

11.05.2021 - 10:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha i ka mbyllur derën e bashkëpunimit Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, i cili herë pas herë i ka shtrirë dorën.

Në fjalën e tij mbajtur sot me strukturat në Durrës, Basha thotë se nuk mund të bashkëpunojë me krimin. Sipas Bashës, për Partinë Demokratike, pushteti nuk është mjet për të vjedhur vota, por është mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Ndër të tjera Basha u shpreh se betejën do ta fitojnë duke bashkuar të gjithë shqiptarët.

“Çfarë do të bëjmë? Do t’i lëmë në mes të rrugës këta njerëz? Do tu themi që ne e bëmë tonën dhe kaq ishte? Për ata që thonë, që na bëjnë me faj, që na llogarisin si gabim, që nuk bëmë dhe ne aleancë me bandat, po ju them fare qartë. Për Partinë Demokratike, opsioni i bashkëpunimit me krimin është dhe do të jetë zero. Sepse pushteti i marrë me krimin pjell vetëm krim.

Ne nuk e kërkuam pushtetin për veten tonë. Ne e dorëzuam pushtetin për t’u bërë njësh me qytetarët, bashkë me qytetarët, për të hapur një rrugë të re dhe një të ardhme më të mirë, dhe një të ardhme qytetare, normale, europiane për gjithë shqiptarët.

Ndaj, kështu do të vazhdojmë sepse për ne pushteti nuk është një mjet për të akumuluar grupe kriminale dhe para, dhe pastaj për të vjedhur e blerë votat por është një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve, ndaj e them dhe njëherë, pushteti i marrë me bandat, pjell vetëm krim.

Ne do ta fitojmë këtë betejë duke bërë pikërisht të kundërtën, duke bërë gjithçka që ata të përfundojnë aty ku e kanë vendin dhe duke bashkuar të gjithë shqiptarët deri në përfundimin e pashmangshëm të kësaj beteje që është ndryshimi që presin dhe dëshirojnë të gjithë”, u shpreh Basha.

Beteja tha Basha do te vazhdojë deri në fitore dhe se demokratët nuk do të dorëzohen kurrë.

“Dhe mos të harrojmë për asnjë çast fillimin e kësaj beteje, sakrificat tona! Dhe ju ftoj të mos harrojmë për asnjë çast, se ata që presin prej nesh nuk janë thjesht dhe vetëm demokratët, që dua t’i falënderoj nga zemra kudo ku ndodhen. Kam marrë me mijëra mesazhe prej tyre për të mos u dorëzuar, për të vazhduar betejën dhe ju them sot, nuk dorëzohemi, do ta vazhdojmë deri në fitore! Si dhe i falënderoj ata qindra apo mijëra të tjerë që nuk kam patur mundësinë t’iu përgjigjem deri më sot”, tha kreu i PD, Lulzim Basha.