MENU
klinika

Përfshihet edhe Shqipëria/ Kina jep garanci që...

BBC publikon hartën ku mund të bjerë raketa kineze

07.05.2021 - 19:22

Një raketë kineze e cila po lëviz në mënyrë të pakontrolluar në hapësirë, rrezikon që të bjerë në tokë në orët e para të së dielës, ndërsa mes vendeve që janë në zonën e kuqe të hartës, është edhe Shqipëria.

Siç shihet dhe në hartën e publikuar nga BBC jashtë rrezikut mbeten vetëm disa qytete të veriut të Shqipërisë, përfshirë dhe Europën qëndrore dhe atë veriore.

Ndërkohë që sa i takon mundësisë së shkatërrimit të saj, pa rënë në kontakt me tokën, shanset janë të pakta. Kjo pasi ushtria amerikane nuk ka plan për t’i qëlluar mbetjet e një rakete të madhe në atmosferë.

Duke folur para gazetarëve, shefi amerikan i Mbrojtjes tha se shpresa është që raketa të bjerë në ujë dhe se sipas vlerësimeve të fundit, ajo do të bjerë në sipërfaqen e Tokës mes së shtunës dhe të dielës.

“Ne e kemi aftësinë për të bërë shumë gjëra, por nuk kemi një plan për ta qëlluar atë në momentin kur po flasim. Kemi shpresa se do të bjerë në një vend ku nuk do ta dëmtojë ndokënd. Shpresojmë në oqean ose në një vend të ngjashëm”, shtoi ai.

Ndërkohë, gazeta kineze, “Global Times” shkroi se raportet se raketa është jashtë kontrollit janë hiperbolizim perëndimor dhe se nuk ia vlen që të bëhet panik për këtë situatë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Wang Wenbin ka sqaruar sot se raketa nuk do të shkaktojë dëme, pasi sapo të futet në atmosferë do të shkatërrohet, shkruan Reuters.

“Kjo lloj rakete ka një strukturë teknike speciale dhe pjesa më e madhe e komponentëve do të shkatërrohen dhe zhduken përpara se të hyjnë në atmosferë. Probabiliteti që të shkaktojë ndonjë dëm në aktivitetet ajrore apo në tokë është shumë i ulët”, tha Wang Wenbin, zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Kinës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Akuzat e Rusisë dhe Kinës

“SHBA po nxit garën e re të armëve”