MENU
klinika

“BE është këtu për Shqipërinë”

Soreca: 40 milionë euro do investohen për turizmin

28.05.2021 - 18:37

“BE është këtu për të ndihmuar Shqipërinë për të rritur turizmin e saj për prosperitet ekonomik, duke ruajtur mjedisin dhe trashëgiminë e saj kulturore”, kështu shprehet ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ndërsa thekson, se sot në Ksamil vlerësuan se karakteristikat turistike të Shqipërisë, që lidhen me vijën bregdetare, ushqimin e shijshëm dhe trashëgiminë e shkëlqyer kulturore.

Në përmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Soreca bën me dije se 70% e turistëve europianë zgjedhin një destinacion pushimesh bazuar në ofertën e trashëgimisë kulturore.

Po ashtu ai thotë se 40 milionë euro, në partneritet me BERZH, do të investohen për një industri turizmi që nuk shkatërron, por ndërton.

Statusi:

“70% e turistëve evropianë zgjedhin një destinacion pushimesh bazuar në ofertën e tij të trashëgimisë kulturore. Karakteristikat turistike të Shqipërisë u vlerësuan sot në Ksamil në një shkëmbim të dobishëm me operatorët turistikë vendas: vija bregdetare e mahnitshme, ushqimi i shijshëm, trashëgimia e shkëlqyer kulturore.

BE është këtu për të ndihmuar Shqipërinë për të rritur turizmin e saj për prosperitet ekonomik duke ruajtur mjedisin dhe trashëgiminë e saj kulturore. 40 milionë euro, në partneritet me BERZH, do të investohen për një industri turizmi që nuk shkatërron por ndërton për të ardhmen”, shrkuan ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jep 10.5 milionë euro për Shqipërinë

Kriza e Covid, Gjermania ndez shpresat për biznesin