Ditët e fundit, mediat e huaja “ziejnë” për romancën më të re të Jennifer Lopez vetëm një muaj pas ndarjes nga Alex Rodriguez. Këngëtarja është parë shpeshherë nën shoqërinë e aktorit, Ben Affleck, duke nxitur thashethemet se dyshja, të cilët kanë qenë të fejuar në 2002 dhe u ndanë në 2004, janë rikthyer së bashku.
Dyshja u fotografuan në një vendpushim luksoz skish në Montana, ku aktori ka një shtëpi. Burime kanë pohuar për “E! News” se ata kaluan një javë vetëm me njëri-tjetrin. Rodriguez ndihet i shokuar nga ish e fejuara, pasi është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2 vjeçare.
Por së fundmi, një teori po qarkullon në rrjet që hedh dyshime ndaj “Bennifer”. Prezantuesja Em Rusciano ka ndarë një teori konspirative, që sipas së cilës, tregon se “Bennifer” në fakt është një marifet publiciteti. Ajo lexoi një mesazh që kishte marrë në Instagram nga një person ku thuhej: “Unë kam një lidhje shumë të ngushtë familjare me dikë në kampin e J.Lo.”
“Ne kemi qeshur me lot për këtë histori, dhe jemi të shokuar për faktin se njerëzit po e besojnë këtë. Është një budallallëk“. Burimi pretendon se kjo romancë e përfolur është një “makineri hollivudiane që po bëhet për të ndryshuar narrativën”, për të treguar se Lopez është akoma e dëshirueshme pas thashethemeve se Alex Rodriguez nuk ka qenë besnik ndaj saj.