MENU
klinika

Gjon Muharremaj tregon arsyen

Bëri shqiponjën në ‘Eurovision’ dhe shkaktoi reagime të shumta

25.05.2021 - 11:50

Gjon Muharremaj gjatë këtyre ditëve ka qenë një nga emrat më të lakuar në rrjetet sociale e faqet rozë. Shqiptari, i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovision 2021, zuri vendin e tretë në edicionin e sivjetshëm.

Në natën finale, 21-vjecari bëri dy krenare, gjë që shkaktoi reagime negative nga Serbia. Sipas mediave të tyre, ky gjest ishte provokim i qartë që duhej të çonte në skualifikim të këngëtarit shqiptar që përfaqësonte Zvicrën.

“Unë nuk e kuptoj shqetësimin”, është shprehur Gjon’s Tears në emisionin televiziv “Glanz & Gloria”. “Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë. Shqiponja dy krenare është simboli i Shqipërisë. Ata gjithmonë kanë qëndruar pas meje. Gjithmonë kanë qenë krenar për mua. Unë jam shumë i lumtur për këtë dhe kjo ishte mënyra e falënderimit”, vazhdoi ai.

Theksojmë që familja e Gjonit jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër, por që me prejardhje janë nga Kosova. Gjon’s Tears ndërkohë ka marrë vlerësimin maksimal nga tetë vende pjesëmarrëse me 12 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN