MENU
klinika

I habiti të gjithë me ndryshimin

Billie Eilish tregon nga u frymëzua për transformimin në pamje

12.05.2021 - 10:17

Billie Eilish i habiti të gjithë ndjekësit e saj pak kohë më parë me ndryshimin drastik në pamje. Këngëtarja vendosi të hiqte dorë nga flokët jeshilë, duke u kthyer në një bionde platin. Billie ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto me look-un e ri, që i la pa fjalë fansat.

Ndërkohë që ky ndryshim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u pëlqye nga miliona njerëz në mbarë botën, Billie ka treguar së fundmi se nga është frymëzuar për këtë ndryshim të papritur.

Në një intervistë për ‘The Ellen DeGeneres Show’ këngëtarja tregoi se ishte një video e realizuar nga një fans që e bëri të mendonte për t’u bërë sërish bionde.

“Kisha kohë që e doja këtë gjë. Nuk e di se çfarë më erdhi”, tha Billie.

Këngëtarja shpjegoi se pasi pa veten bionde, i lindi menjëherë dëshira që të ndryshonte, por ishte skeptike për transformimin në fillim.

“E mendoja thjesht si ëndërr. Nuk mendoja se do të ndodhte, sepse floku im ka kaluar shumë. Mendova se do e digjja të gjithë nëse do bëhesha bionde, por u bë”, tha ajo.

Më herët këngëtarja ka treguar se i janë dashur plot 6 javë për ta realizuar të gjithë ndryshimin hap pas hapi. Për një kohë të gjatë ajo ka mbajtur një paruke me flokë të lyer në jeshile, sepse në realitet ka qenë bionde. Që nga muaji janar ajo ka mbajtur paruke, teksa punonte për stilin e saj të ri.

Ndryshimi drastik i Eilish është futur në dhjetë postimet më të pëlqyera në Instagram të të gjitha kohërave. Fotografia e parë rrëmbeu një milion pëlqime në vetëm gjashtë minuta, duke lënë pas rekordin e mëparshëm, një postim nga Selena Gomez në ditëlindje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN