MENU
klinika

Mbi 20 përqind e biznesit të vogël ishte me humbje

Bizneset e mëdha i rezistuan pandemisë

06.05.2021 - 12:10

Një anketë e Bankës së Shqipërisë në rreth 1200 biznese në të gjithë vendin ka gjetur se ndër bizneset e vogla që kanë zhvilluar veprimtarinë në vitin 2020, rreth 20 për qind e tyre rezultuan me humbje. Për me tepër shumica e tyre nuk janë optimiste as për ecurinë e shitjeve në 6 mujorin e vitit 2021, pasi parashikojnë ecuri të dobët të shitjeve.

Në të kundërt vetëm 7% e bizneseve të mëdha kanë raportuar bilanc me humbje në 6-mujorin e dytë të vitit, ndërsa në bizneset e mesme raportuan humbje 12.2 për qind prej tyre.

Pas tre dekadash ekonomi tregu struktura e biznesit po shkon drejt bizneseve të mesme dhe të mëdha. Vitet e fundit tendenca është përforcuar më tej nga rënia e konsumit prej reduktimit të popullsisë dhe lulëzimit të qendrave tregtare dhe supermarketeve. Struktura e bizneseve në Shqipëri është pasqyre e një zhvillimi ekonomik pa produktivitet. Shumica e bizneseve, mbi 98 për qind janë të vogla dhe ushtrojnë aktivitet në sektorët e tregtisë dhe shërbimeve të orientuara drejt konsumit. Sipas të dhënave të INSTAT numri i bizneseve të vogla mikro-ndërmarrjet gjatë periudhës 2015-2019 ka shënuar rënie me 2.2 për qind, më shumë se 2300 janë mbyllur.

Nga ana tjetër bizneset e mëdha po vijnë në rritje. Numri i tyre është rritur me 40 për qind gjatë të njëjtës periudhë. Gjithashtu punësimi në bizneset e mëdha është rritur me ritme më të shpejta se në të voglat. Pandemia e ka thelluar edhe më tej këto tendenca. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve raportojnë se gjatë vitit të kaluar 6,600 biznese kaluan në status pasiv, me rritje gjatë 38 për qind në raport me vitin 2019 dhe i takojnë më së shumti bizneseve të vogla ose të vetpunësuarve.

Sipas të dhënave të INSTAT nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve, shitjet në bizneset e mëdha me mbi 250 punonjës u rriten me 63 për qind gjatë 2025-2019, ndërsa në bizneset e vogla ky tregues u rrit me vetëm me 14 për qind.

Një analizë e Bankës Botërore për Rajonin e Europës Lindore dhe Azisë qendrore, tregon se përqendrimi i bizneseve në madhësi nga të vogla në të mëdha rrit produktivitetin në ekonomi. Por ky proces duhet të ndodhë nën rregulla të drejta të konkurrencës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekonomia humbi rreth 43 mijë vende pune!

Guvernatori: Rimëkëmbje me ritme të qëndrueshme…