MENU
klinika

U ekzekutua në mënyrë mafioze në Vlorë

Bledar Birçaj ka qenë edhe drejtor banke

13.05.2021 - 10:27

Bledar Birçaj u vra në Vlorë dy ditë më parë në lagjen “Hajro Çakëri” në një atentat të mirëorganizuar.

Viktima po udhëtonte me makinën e tij kur u qëllua me kallashnikov nga dy persona të maskuar që i dolën në rrugë. Birçaj ndërroi jetë menjëherë. Sikurse është raportuar edhe më herët, Birçaj ka qenë pronar i një restoranti në Vlorë.

Por gazetari Jul Kasapi, ka zbuluar të tjera detaje të panjohura për viktimën Bledar Birçaj.

Sipas tij, viktima ka punuar si drejtor banke para disa vitesh dhe filiali i asaj banke kishte rënë pre e grabitjes.

Pas atij momenti, Birçaj u pushua nga puna.

E dini ju që Bledar Birçaj ka qenë drejtor banke? Banka është vjedhur dhe viktima është pushuar nga puna.

Personi tjetër është një analist kredie. Edhe kjo histori është një çështje droge.

Se si ka mundësi që një agjent i antodrogës është në makinën e ….”, u shpreh gazetari Kasapi duke iu referuar vrasjes në mes të Vlorës, kur në makinën e Birçajt në momentin e atentatit ndodhej edhe një agjent krimesh.

Sipas tij, vrasësit e Birçajt janë persona të njohur të zonës:

“Ajo që policia dyshon është që të dy personat janë të zonës, largimi i tyre është bërë në By Pass i Vlorës dhe aty ka një rrjet degëzimesh dhe ato i njohin mirë.

Vetëm dy raste ku makina nuk është gjetur. Është ky, dhe rasti i vrasjes së Harizajt në Durrës që nuk u gjet kurrë makina”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN