MENU
klinika

BE reagon për ndalimin e fluturimeve

Borrell: Grindja me Rusinë mund të përshkallëzohet

28.05.2021 - 20:50

Bashkimi Europian reagon me kritika ndaj Rusisë për ndalimin e hyrjes në vend të dy avionëve që vinin nga shtetet anëtare. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, tha se kjo mund të përshkallëzojë dhe më shumë tensionet mes Brukselit dhe Moskës.

“Kemi marrë disa lajme për pengim të avionëve europianë për t’u ulur në Moskë. Ishte një shqetësim i madh në trafikun ajror. Por ne ende nuk e dimë nëse është rast pas rasti, rast specifik, ose kjo është një normë e përgjithshme nga autoritetet ruse, në mënyrë që avionët europianë të kenë frikë të fluturojnë afër Bjellorusisë.

Ne ​​ende nuk e dimë. Rreziku i një përshkallëzimi është gjithmonë ekzistent. Mund të ndodhë që i gjithë trafiku ajror të trazohet, ose ndoshta disa raste individuale. Ne po e shqyrtojmë këtë”, tha Borrell.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN