MENU
klinika

Prej dy ditësh nuk raportohet për persona të intubuar

Brataj: Pacientët me Covid po qëndrojnë më pak në spital

16.05.2021 - 17:42

Mesatarisht çdo ditë në spitalet Covid shtrohen 13 pacientë. She i urgjencës kombëtare Skënder Brataj thotë se prej tyre, afërisht 3-4 qytetarë shtrohen në dy spitalet Covid në kryeqytet.

“Ne kemi të shtruar pothuajse çdo ditë. Janë tre në tiranë dhe të tjerët në spitalet rajonalë. Nuk ka shkuar zero numri i të shtruarve në spital. Çdo ditë zbresin numri i te shtruarve në spital në total”.

Sipas Bratajt tashmë të infektuarit me Covid që shtrohen në spital qëndrojnë më pak se dy javë, ndryshe nga kulmi i pandemisë para 2 muajsh.

“Fakti që shtrohen 14-15-10-12 dhe bie numri, është sepse këta persona nuk qëndrojnë më gjatë siç qëndronin më përpara në spital. Nëse vala e Shkurt – Marsit shkonte në tre javë tani ka zbritur poshtë dy javëve për format e rënda”.

Prej 2 ditësh në spitale nuk raportohet për persona të intubuar. Një lajm pozitiv ka edhe për frikën nga mutacionet e tjera të Covid dhe fundin e pandemisë.

“Viruset nuk kanë një pamundësi mutacionesh. Këto 18 muaj ai i ka shprehur mutacionet e mundshme dhe pandemia është drejt zhdukjes. Deri sa kemi të shtruar akoma dhe humbje jete njerëzit duhet të dinë që pandemia është akoma e rrezikshme”.

Por deri në përfundim të pandemisë, ekspertët rekomandojnë të mos neglizhohen masat si mbajtja e maskës dhe distancës në ambiente të mbyllura. Sipas tyre, barometri kryesorë i pandemisë janë shtrimet në spital dhe viktimat, të cilat ende janë prezent në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria drejt verës pa maska?

Si do të ndryshojë ora policore javën e ardhshme?

Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e 24 orëve të fundit

Sa viktima dhe raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Shqipëri