MENU
klinika

17.5 milionë dollarë!

Brenda shtëpisë super luksoze të Chrissy-t dhe John Legend

12.05.2021 - 09:45

Këngëtari John Legend dhe partnerja e tij, Chrissy Teigen, janë një ndër çiftet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale, të cilët s’e kanë aspak problem të tregojnë pa dorashka jetën e tyre.

Dyshja ndan thuajse gjithçka me publikun, madje edhe komentet pikante ia bëjnë shpesh njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Ato janë zhvendosur në shtëpinë e tyre luksoze në Beverly Hills, të cilën e blenë për vlerën marramendëse prej 17.5 milion dollarësh. Së fundmi, modelja publikoi fotot e banesës së saj luksoze në Instagram, ku shfaqej duke u relaksuar brenda ambienteve të banesës.

  

Kujtojmë se dyshja para disa kohësh humbën fëmijën e tyre të tretë që prisnin të vinte në jetë së shpejti. Modelja e njohur pësoi hemorragji gjatë lindjes dhe për këtë arsye ajo nuk mundi të linte djalin, të cilin kishin vendosur ta quanin Jack. Asokohë ishte vetë Chrissy që e dha lajmin e hidhur, duke publikuar disa foto të trishta me të voglin në krahë.

Dhimbja që kaluan ishte e thellë, mirëpo duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, ata morën një mësim të mirë për jetën pavarësisht se do ta ndjejnë gjithmonë mungesën e bebushit që nuk patën kurrë.

Në një intervistë, dyshja tregoi se familja ishte gjëja më e rëndësishme në jetë për ta, ndaj pas kësaj ngjarjeje të vështirë që kaluan, kishin vendosur të ndihmonin familjet me fëmijë të sëmurë, duke i paguar atyre shpenzimet gjatë kurimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN