MENU
klinika

“Ky do ishte asgjësimi përfundimtar i PD”

Bujar Nishani flet rreth aludimeve për bashkëqeverisje PD-PS: Nëse ndodh kjo tradhti e madhe…

06.05.2021 - 11:44

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani foli sot rreth ftesës së kryeministrit Edi Rama dhe aludimeve rreth një bashkëqeverisje mes PD-së dhe Partisë Socialiste.

Në një konferencë për mediat, Nishani tha se nëse kjo do të ndodhte, do të ishte sipas tij asgjësimi i alternativës qeverisëse në Shqipëri dhe një ‘tradhëti e madhe dhe tentativë për të asgjësuar PD’.

Pyetje: A keni informacion për negociata që po zhvillohen mes PS-PD për një bashkëqeverisje?

Bujar Nishani: Personalisht s’kam informacion por me sa duket sot kanë qarkulluar disa lajme e normale kur ka kulisa është e pamundur të marrësh informacion.

Media është e vetmja mekanizëm që mund të zbardhë këto kulisa.

Nëse ka një tentativë të tillë është një tentativë që do realizonte mesa duket atë që është droja më e madhe e opinionit publik, që ka ekzistuar dhe brenda PD, synimi për ta ktheyr PD në një aneks të projektit të Ramës, të atyre që kanë kryer masakra elektorale, e ky do ishte asgjësimi përfundimtar i PD.

Edhe nëse ndodh kjo tradhti e madhe, tentativë për ta asgjësuar PD, për ta kthyer aneks të padobishëm për qytetarët, por për asgjësimin përfundimtar të alternativës qeverisëse ne Shqipëiri, atëherë demokracia reale nuk ekziston.

Nëse kjo do ekzistojë, do ishte thika pas shpine më e helmatisur që mund ti jepej PD.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore