MENU
klinika

“Non grata” e Berishës

Ç’do të thotë futja në lojë e Edith Harxhit në garë për kreun e PD

21.05.2021 - 20:23

Ashtu siç edhe pritej, grupimi ‘Për PD’ dorëzoi zyrtarisht emrat e 2 kandidatëve për kryetarin e partisë në PD.

Kandidatët e propozuar janë Edit Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Ajo që ka rëndësi të theksohet është se ndryshe nga Kadilli, Harxhi dhe Elezi duket se e kanë marrë shumë seriozisht garën sa kohe që i kanë parashtruar Komisionit Zgjedhor edhe një sërë kërkesash me qëllim një garë e drejtë në zgjedhjet për kryetar.

Gara duket interesante me përfshirjen zyrtarisht në lojë te Edith Harxhit që njihet për lidhjet e saj miqësore me familjen “Berisha”, me konkretisht më të bijën e Berishës, Argita.

Megjithatë, Edith Harxhi njihet edhe për bashkëpunimin e mirë që ajo ka pasur dikur me Lulzim Bashën në kohën kur ai ishte ministër i Jashtëm dhe ajo zv-Ministre gjatë qeverisë “Berisha”. Si Basha, Edith Harxhi edhe Argita Berisha kanë punuar dikur të tre në Kosovë

Pavarësisht sa më sipër, mënyra se si ajo do të zhvillojë fushatën mund të përcaktojë shumëcka në këtë garë të shkurtër për kryetar të thirrur nga kryetari aktual, Lulzim Basha.

Nëse ajo do të gëzojë mbështetje, eksperienca ka treguar se pas fushate brenda partisë janë bërë edhe pakte dhe emri i saj mund të shihet më pas për nivele drejtuese të partisë, në krah të kryetarit Lulzim Basha. Gjithnjë nëse ajo do të gëzojë mbështetje. Edith Harxhi nuk është anëtare e strukturave të PD-së, as e kryesisë dhe as e Këshillit Kombëtar.

A është kjo garë edhe një përpjekje indirekte e Berishës përmes futjes në lojë të Edith Harxhit apo gjithçka po niset thjesht nga parimi i moralit të mire se PD-ja ka nevoje të reformohet.

Deri tani, mund të themi se grupi “Për PD-në” ka parashtruar zyrtarisht kërkesat pranë Komisionit Zgjedhor, duke konfirmuar se gara nuk do të jetë një lojë aq e dukshme, si deri më tash. Një ditë më parë i njëjti grupim kërkoi edhe shtyrjen e zgjedhjeve në parti nisur nga situata e papërshtatshme politike që lidhej me shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

“Bazuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për shpalljen e garës për Kryetar të PDSH që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, po ju bëjmë me dije se nga Grupi për PD do paraqiten dy kandidatura, zonja Edit Harxhi dhe zoti Ibsen Elezi.

Për këtë po ju parashtrojmë disa kërkesa të domosdoshme për garantimin e një gare të ndershme dhe të lirë, pavaresisht nga koha tejet e shkurtër e vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryesia e PDSH.

1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.

2) Të rishikohet përbërja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.

3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkëta të sipërcituara”, thuhet në kërkesën e grupimit “Për PD-në”. (SI)

 

REMOTE_ADDR:[]