MENU
klinika

Albin Kurti uron Fitër Bajramin

“Çdoherë mund të japim më shumë, sesa që marrim”

13.05.2021 - 09:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar festën për të gjithë besimtarët.

Kreu i qeverisë shkruan se në këtë muaj, në mesin e begative të festës së Bajramit “le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.”

“Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrit dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit. Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim. Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, shkruan Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN