MENU
klinika

“Eja në Vlorë”!

Çelet zyrtarisht sezoni turistik, festë me muzikë e fishekzjarrë

16.05.2021 - 12:15

Eja në Vlorë. Ndryshe nga vitet e tjera, në çeljen zyrtare të sezonit turistik është zgjedhur qendra historike e qytetit, për të çelur zyrtarisht sezonin turistik 2021.

Kjo edhe për të treguar se Vlora ka resurse të jashtëzakonshme jo vetëm bregdetare, por edhe kulturore dhe promovuar edhe një nga investimet më të fundit dhe të rëndësishme në Vlorë. Aktiviteti i zhvilluar në zonën historike i ka paraprirë një sërë aktiviteteve të tjera të parashikuara dhe të pritshme gjatë gjithë sezonit.

Eja në Vlorë. Është ky slogani i përzgjedhur, por edhe një ftesë për të zgjedhur pikërisht Vlorën në këtë sezon turistik. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka cilësuar dhe vlerësuar se ky sezon pritet të jetë shumë më ndryshe se një vit më parë, por gjithmonë duke ruajtur masat anti-Covid, pavarësisht situatës së përmirësuar. Një sezon ku padyshim Vlora do të jetë zgjedhja e parë e turistëve vendas dhe të huaj.

Nën ritmin e muzikës me emra të njohur të muzikës shqiptare ka vijuar festa dhe aktiviteti në çeljen zyrtare të sezonit turistik në Vlorë, shoqëruar me fishekzjarrë shumëngjyrëshe, si një ftesë drejtuar të gjithëve “Eja në Vlorë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Subashi jep lajmin e mirë për qytetarët

Merr fund emergjenca mjedisore në Fier

Ja si pritet të jenë temperaturat përgjatë gushtit!

Sot termometri shënon 41 gradë në qarkun e Beratit

Zjarri i Karaburunit po i drejtohet banesave

Situatë alarmante në Dukat-Fushë

“Ferri” rikthehet në dielën

Temperaturat sot dhe nesër ulen me dy gradë