MENU
klinika

NBA, play-off

Celtics përmbysin Nets, ngushtojnë Clippers

29.05.2021 - 09:15

U luajtën tri ndeshje të tjera për fazën play-off në NBA. Në Lindje, Boston Celtics përmbys ndaj Brooklyn Nets, teksa fitoi ndeshjen e tretë në shtëpi 125-119, duke udhëhequr tashmë serinë e ndeshje 2-1.

Shkëlqeu Tatum për vendasit me 50 pikë, duke bërë të pavlefshme 41 pikët e Harden dhe 39 pikët e Durant. Dy periodat e para ishin të ekuilibruara, u mbyllën me vetëm 4 pikë diferencë, ndërsa në të tretën Celtics dominuan dhe fituan sfidën.

Po në Lindje, Atlanta Haëks shkon në 2-1 ndaj New York Knicks, duke fituar ndeshjen e tretë 105-94. Rose ishte më i miri në parket me 30 pikë, por nuk mjaftuan për miqtë, pasi vendasit bënë lojë grupi.

Në Perëndim, vjen fitorja e parë e Los Angeles Clippers ndaj Dallas Mavericks. Kalifornianët fituan në transfertë 118-108, duke ngushtuar në 2-1 serinë e ndeshjeve. Luka Doncic sërish ishte protagonist, 44 pikë për të, por kësaj here vlenë vetëm për statistikë. Leonard dhe Geroge shënuan 65 pikë së bashku për Clippers.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN